Anel Rashkaj zbulon “problemin” më të madh për ndeshjen me Çekinë

Futboll

Anel Rashkaj zbulon “problemin” më të madh për ndeshjen me Çekinë

Më: 1 shtator 2019 Në ora: 23:07
Anel Rashkaj

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Anel Rashkaj, ka folur për mungesat e mëdha në ekipin e Kosovës, si dhe për ndeshjen me Çekinë në ‘Fadil Vokrri’.

Kosovës për këto ndeshje do t’i mungojnë Milot Rashica, Arbër Zeneli, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala e Benjamin Kololli.

Rashkaj, që në të kaluarën ka qenë kapiten i Kosovës, tha se lojtarët që mungojnë kanë qenë shtylla kryesore e ekipit, andaj duhet që lojtarët e mbetur të luajnë për njëri-tjetrin.

“Janë 5 futbollistë që kanë qenë shtylla kryesore e Përfaqësueses, nuk do të jetë e lehtë të mbushen ato vende, por mendoj se edhe në ndeshjen kundër Bullgarisë patëm disa mungesa – edhe Hekurani [Kryeziu] e Herolindi [Shala] nuk ishin por ia dolëm të bëjmë paraqitje të mirë”, tha Rashkaj në emisionin ‘2 me 1’.

“Kështu që ata do t’i mungojnë Përfaqësueses, aty nuk ka dilemë, por mbeten lojtarë tjerë të tregojnë veten dhe jemi ekip i fortë. Tash duhet të luajmë si një ekip, dhe me të vërtetë të luajmë për njëri-tjetrin”, theksoi Rashkaj.

Ai tregoi se moti dhe temperaturat mund të jenë problematike, për ndeshjen e parë që luhet me Çekinë.

“Problem kryesor mund të jetë klima, është pak nxehtë në Kosovë në atë kohë, por nuk mendoj se kjo do ta largojë publikun apo ta zvogëlojë interesimin e tifozëve”, shtoi ai.

“Ndoshta do të ishte më mirë që loja të luhej në mbrëmje, por kjo është e njëjtë për të dy ekipet”, potencoi ai.

Kujtojmë se ndeshja Kosovë – Çeki në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet të shtunën, më 7 shtator, me fillim nga ora 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat