Dy fitore në dy ndeshje, Conte: Ishte e pisët, jam i lumtur për atë!

Futboll

Dy fitore në dy ndeshje, Conte: Ishte e pisët, jam i lumtur për atë!

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 00:22
Antonio Conte

Inter ka mposhtur Cagliari-n 2-1 dhe pas ndeshjes, kjo ishte deklarata e trajnerit Antonio Conte.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë në një fushë ku të gjithë do të hasin telashe, pamë një Cagliari ndryshe nga java e parë.

Ishte një ndeshje e pisët. Pas barazimit, e rritëm cilësinë e lojës për të gjetur golin e fitores. Lojtarët që kanë mbetur në skuadër kanë qëndruar pasi kam besim të verbër tek aftësitë e tyre.

Kam shumë besim te lojtarët që kam në dispozicion. Jam i lumtur për Ranocchia-n për ndeshjen e dytë radhazi megjithëse kishte shumë kohë pa luajtur.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat