Dita e fundit e afatit kalimtar, Icardi gjen klubin e ri

Futboll

Dita e fundit e afatit kalimtar, Icardi gjen klubin e ri

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 08:18
Mauro Icardi

Mauro Icardi sot pritet të largohet nga Inter.

Mauro Icardi pritet që sot të ndahet me Interin.

Ylli argjentinas i lënë jashtë skuadrës në dy xhirot e para të sezonit të ri në Serie A pritet të gjejë një skuadër të re.

Në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës, Icardi do të nënshkruajë marrëveshje të huazimit në Paris Saint-Germain, raporton “Sky Sport”.

Icardi gjatë muajve të fundit kërkohej nga Juventus por skuadra kampione nga Serie A nuk e realizoi blerjen e tij pas mungesës së shitjeve të futbollistëve nga i njëjti repart.

Në ndërkohë, PSG ka bindur Interin dhe futbollistin për transferimin e tij në formë të huazimit në Parc des Princes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat