Josa drejt shkarkimit, Prishtina kontakton trajnerin e njohur

Futboll

Josa drejt shkarkimit, Prishtina kontakton trajnerin e njohur

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:11
Mirel Josa

Trajneri Mirel Josa është në rrezik vetëm pas dy ndeshjesh me Prishtinën në sezonin e ri. Numri një i stolit nuk e ka nisur si duhet sezonin e ri pasi ka një barazim ndaj Flamurtarit të Prishtinës dhe humbi takimin ndaj Feronikelit me rezultatin 1-0, ndeshja me Dukagjinin është shtyrë. 

Drejtuesit e klubit duket se kanë humbur durimin me të, pasi te tifozët ka ndodhur prej kohësh diçka e tillë. Prishtina ka nisur kontaktet me trajnerin e njohur shqiptar Qatip Osmani. Ky i fundit u largua nga Shkëndija e Tetovës pas një starti skandaloz, ndërsa prishtinalit duan ta afrojnë në kryeqytet. 

Aventura e Josës me Prishtinën mund të marr fund me drejtuesit që po presin dhe një hap fals që të zyrtarizojnë afrimin e Qatip Osmanit. Ky i fundit mund të rinisë menjëherë punën pas largimit nga Shkëndija e Tetovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat