Gerrard: Nuk mendoj që Guardiola do ta lejoj Foden të largohet

Futboll

Gerrard: Nuk mendoj që Guardiola do ta lejoj Foden të largohet

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:35
Steven Gerrard

Trajneri i Rangers, Steven Gerrard ka thënë se nuk ka ndonjë interesim për ta huazuar mesfushorin e Manchester Cityt, Phil Foden.

Foden është parë si një ndër talentet me të mirë të Anglisë i cili bëri debutimin me kampionët e Premier Ligës në moshën 17-vjeçare.

Ka pasur shumë spekulime që anglezi, i cili luan për kombëtaren e Anglisë U21 do të huazohet këtë verë nga ndonjë skuadër, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Për të ka qenë i interesuar Roma, mirëpo një ofertë e tillë është refuzuar.

Legjenda e Liverpoolit, mendon që Guardiola nuk do ta lejonte këtë transferim.

“Nuk mendoj se Pep Guardiola do ta lejoj të largohet. Kur pyetëm për të, ai tha jo”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat