Guendouzi pranon ftesën e parë nga Franca, shkon si zëvendësues i Pogba

Futboll

Guendouzi pranon ftesën e parë nga Franca, shkon si zëvendësues i Pogba

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 16:37
Matteo Guendouzi

Ylli i Arsenal, Matteo Guendouzi, ka pranuar ftesën e parë nga kombëtarja e Francës.

Guendouzi do të jetë pjesë e kombëtares së Francës për dy ndeshjet e radhës, të cilat do të jenë të vlefshme për kualifikimet në Euro 2020.

Një nga këto dy përballje ‘gjelat’ do ta luajnë kundër Shqipërisë, kurse tjetrën kundër Andorrës.

Para grumbullimit, ishte Paul Pogba ai që pësoi një dëmtim, për të lënë një vend të hapur në listën e Francës.

Selektori i kombëtares ka vendosur që besimin t’ia jap yllit të Arsenal, Matteo Guendouzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat