‘Çmenduria’ e PSG: Ja sa para kërkuan për Neymarin

Futboll

‘Çmenduria’ e PSG: Ja sa para kërkuan për Neymarin

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 18:27
Neymar

Është zbuluar shuma e kërkuar nga PSG, për Neymar.

Ylli brazilian, Neymar JR, gjatë gjithë merkatos është lidhur me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’, lëvizje kjo që nuk ndodhi.

Arsyeja e dështimit për këtë rikthim, duket të ketë qenë shuma e kërkuar nga PSG, pasi dihet se lojtari ishte pajtuar për këtë lëvizje.

‘Le Parisien’ shkruan se PSG ka kërkuar plot 300 milionë euro për të liruar brazilianin.

Ishte presidenti i skuadrës parisiene, Nasser Al – Khelaifi ai që kishte telefonuar bordin drejtues për të caktuar çmimin.

Zyrtarët e PSG e dinin se Barcelona nuk mund ta kapte këtë çmim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat