Lotët dhe reagimet kur Neymar iu tha shokëve të skuadrës se do qëndronte tek PSG

Futboll

Lotët dhe reagimet kur Neymar iu tha shokëve të skuadrës se do qëndronte tek PSG

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:17
PSG

Të dielën pasdite Neymar ka grumbulluar të gjithë shokët e skuadrës tek PSG dhe iu ka komunikuar hapur se ka vendosur të qëndrojë edhe për një sezon me ta.

Informacionet nga Franca thonë se kjo i ka ngazëllyer të gjithë lojtarët e tjerë, madje disa prej tyre janë përlotur, duke e pyetur disa herë: Do qëndrosh? Do qëndrosh? Duke qenë se nuk e kanë besuar diçka të tillë.

Media franceze “RMC” ka cituar se një lojtar i PSG (identitetin e tij nuk e ka zbuluar) iu ka thënë atyre: “Ishte një lehtësim. Është e  rëndësishme për projektin dhe mbi të gjitha pengon forcimin Barçës. Më mirë të luajmë me një Neymar që është paksa i trishtuar, sesa kundër një Neymar në formën më të mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat