Menaxheri i Hysaj zbulon të vërtetën: Ja pse mbrojtësi nuk u largua nga Napoli

Futboll

Menaxheri i Hysaj zbulon të vërtetën: Ja pse mbrojtësi nuk u largua nga Napoli

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 22:51
Elseid Hysaj

Mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj do të qëndrojë te Napoli edhe këtë sezon, të paktën deri në janar. Kështu ka deklaruar pak minuta nga mbyllja e merkatos së verës Mario Giuffredi, menaxheri i mbrojtësit të kombëtares kuqezi.

Në një intervistë për radion “Kiss Kiss Napoli”, menaxheri tha: “Janë dy arsyet që dështoi transferimi i Hysaj. I pari ka të bëjë me marrëveshjen ekonomike. E dyta vjen si pasojë e të parës. Te Napoli nuk u pa aspak dëshira për të ulur pretendimet. Kjo edhe për faktin se nga ana teknike, Napoli nuk donte të hiqte dorë nga Hysaj”.

Më tej, Giuffredi shtoi: “Këtë verë Elseid mori 3 oferta të rëndësishme nga 3 klube të mëdhenj. Të gjithë e vlerësojnë mbrojtësin, pasi e konsiderojnë të fortë taktikisht, duke qenë se ka punuar me Sarri, që e donte te Juvja. Transferimi te Juventusi dështoi sepse bardhezinjtë kryen shkëmbimin mes Danilo dhe Cancelo. Në këtë moment rrugët për Hysaj u mbyllën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat