Mauro Icardi është futbollisti më i ri i skuadrës së PSG, në formë huazimi një-vjeçar me opsion blerje.
Bomberi argjentinas është transferuar në formë huazimi për një sezon tek kampionët e Ligue 1, për të cilin do të paguajnë 5 milionë euro dhe në rast se vendosin të ushtrojnë opsionin e blerjes duhet të paguajnë edhe 65 milionë euro të tjera.
Argjentinasi ka rinovuar kontratën me Interin deri në vitin 2022. Nëse Icardi blihet përfundimisht nga PSG, atëherë paga e tij do të jetë 10 milionë euro në sezon dhe nga kjo lëvizje ai pritet të përfitojë 50 mln euro.
Në këtë mënyrë mbyllet telenovela Icardi, teksa sulmuesi ishte jashtë planeve të Interit për sezonin e ri.