Icardi reagon me një goditje treshe në Instagram, Wanda e mbyll me një fjali

Futboll

Icardi reagon me një goditje treshe në Instagram, Wanda e mbyll me një fjali

Më: 2 shtator 2019 Në ora: 23:53
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka firmosur kontratë 5-vjeçare me PSG dhe nëse vendosin ta blejnë nga Inter në fund të këtij sezoni, atëherë hyn menjëherë në fuqi kjo kontratë, që do i sjellë 50 mln euro të ardhura argjentinasit.

Sapo marrëveshja është bërë publike, vetë Icardi ka publikuar tre fotot e tij të para si lojtar i PSG-së. Madje në një kohë rekord, duke pushtuar Instagramin dhe interesin e lartë që pritej nga e ardhmja e tij.

Ndërkohë që menaxherja dhe gruaja e tij, Wanda Nara ka zgjedhur të reagojë vetëm në Twitter, duke ripostuar lajmin e publikuar nga klubi parisien dhe nga UEFA Champions League, ndërsa vetë shkroi dy fjali të thjeshta: “Shumë e lumtur që jam në Paris! Faleminderit PSG!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat