Gafat e Xhakës

Futboll

Gafat e Xhakës

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 10:34
Gafat e Xhakës

Askush nuk ka gabuar më shumë sesa Granit Xhaka në kampionatin anglez që nga sezoni 2016-2017. Mesfushori me origjinë shqiptare është sërish një nga të akuzuarit e tifozëve të Arsenalit për penalltinë që shkaktoi në derbin kundër Totenhemit.

Një ndërhyrje fatale, e cila nuk i dha asnjë shans arbitrit kryesor, por vetëm të tregonte pikën e bardhë të penalltisë. “Daily Mail” ka bërë një klasifikim të gabimeve që janë shndërruar në gol dhe shqiptari mban vendin e parë me shtatë të tilla, shkruan panoramasport.

Xhaka ka gabuar në ndeshjet kundër Suonsit, Leisterit, Evertonit, sërish Swanseat, Wolevsitt dhe West Ham në vite të ndryshme.

Pavarësisht këtij fakti, Graniti konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të kampionatit anglez dhe tek Arsenali ka luajtur gjithmonë si titullar në këto sezone.

Në vendin e fundit të kësaj renditjeje është një tjetër shqiptar, Shkodran Mustafi, me 3 gabime që kanë përfunduar në gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat