Sllovenia sot sfidon Kosovën - Bota Sot
Sllovenia sot sfidon Kosovën

Futboll

Sllovenia sot sfidon Kosovën

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 11:14
Sllovenia sot sfidon Kosovën

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll, sot, në orën 17:00, do të luajë ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2021 kundër Sllovenisë.

Ekspedita e Dardaneve ka udhëtuar të dielën në Slloveni, derisa dje përzgjedhësja Afërdita Fazlija në stërvitjen e fundit para kësaj ndeshjeje i ka dhënë instruksionet e duhura futbollisteve për këtë përballje.

Atmosfera në kampin e Dardaneve është shumë e mirë dhe pas fitores së arritur kundër Turqisë, optimizmi për rezultat pozitiv në Slloveni është i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...