Kastrati i përgjigjet Challandes: Nga banka rezervë nuk mund ta ndihmojë Kosovën

Futboll

Kastrati i përgjigjet Challandes: Nga banka rezervë nuk mund ta ndihmojë Kosovën

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:14
Lirim Kastrati

Kosova U21 po vazhdon përgatitjet në prag të ndeshjes ndaj Anglisë.

Sot në stërvitje, Kosovës i është bashkuar edhe lojtari Lirim Kastrati.

Ai përpos që ka folur rreth ecurisë së seancës stërvitore, ai foli edhe rreth situatës të krijuar së fundi  me trajnerin e kombëtares A, Bernand Challandes.

Kastrati u shpreh se ka folur me Callandes dhe së bashku kanë vendosur që ai edhe kësaj radhe ti bashkohet kombëtares së drejtuar nga Rafet Prekazi.

“Jemi marrë vesh me trajnerin se ma mirë me shku tek U21 që me pas minutazh me lujt. Edhe besoj që si herën e kaluar që kam ardhur me U21, kam luajt një ndeshje me Turqinë shumë të mirë dhe besoj që edhe kjo do të jetë njësoj, kundër Anglisë. Jo unë çdo intervistë e kam thënë që do të jap maksimumin për Kosovën, pa marrë parasysh se te cila grupmoshë unë ftohen. Unë dua që vetëm mi ndihmu Kosovës, kështu që nga banka rezervë është vështirë, kështu që më mirë tek U21, por pata mundësi do të luaj edhe për U19”, u shpreh, Lirim Kastrati.

Kujtojmë që dit më parë, Challandes në konferencën për shtyp të mbajtur ka treguar në detaje situatën e krijuar mes tij dhe Lirim Kastratit

“Situata është kjo. Dhjetë ditë më parë e kam ftuar Lirim Kastratin që të jetë pjesë e grumbullimit, madje edhe ka qenë në listë. Por, unë i kam thënë atij që duhet të grumbullohet të hënën (2 shtator) së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe të shohim gjatë javës se si po ecën gjërat, pasi që nuk e kishim të definuar situatën me Milot Rashicën dhe Benjamin Kolollin. Ishte një situatë shumë e qartë për mua dhe një zgjedhje shumë e qartë edhe për të”, deklaroi Challandes

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat