Sokoli tregon e ka pranuar apo jo postin e kryetrajnerit të Prishtinës

Futboll

Sokoli tregon e ka pranuar apo jo postin e kryetrajnerit të Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:25
Sokoli tre e ka pranuar apo jo postin e kryetrajnerit të Prishtinës

Prof. Bylbyl Sokoli e pranon se është në bisedime me klubin me renome të futbollit Prishtina.

Përderisa raportohet se gjithçka është e kryer sa i përket Sokolit, se do të jetë kryetrajner i ri i Prishtinës, ai tha se është në bisedime dhe gjithçka do të dihet në ditën e nesërme.

“Jam në bisedime, gjithçka do të dihet deri nesër”, tha Sokoli pak minuta më parë për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Së fundi Sokoli ka drejtuar Ferizajn dhe arriti sukses të madh, duke përfunduar në vend të pestë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat