Faleminderit Mirel! - Bota Sot
Faleminderit Mirel!

Futboll

Faleminderit Mirel!

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 13:51
Faleminderit Mirel!

FC Prishtina dhe kryetrajneri Mirel Josa, me marrëveshje, kanë shkëputur kontratën.

Josa, ishte vendosur kryetrajner i klubit në muajin shtator të vitit 2017 duke debutuar kundër Gjilanit në javën e 6-të në Gjilan (0:0).

Josa, ka udhëhequr skuadrën në 79 ndeshje zyrtare, duke fituar 46 prej tyre, 21 barazime dhe 12 humbje. Ka fituar Kupën e Kosovës më 2017/18 dhe dy herë nënkampion i Kosovës duke mos fituar titullin në dy vite rresht në ndeshjen e fundit.

Mireli, do të kujtohet për punën profesionale, si me futbollistë, medie dhe opinionin publik. Mireli do të kujtohet për kulturën e lartë sportive.

FC Prishtina, Mirel Josës, i uron sukses në vazhdim të karrierës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...