Drita blindon Shabanin

Futboll

Drita blindon Shabanin

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 15:38
Drita blindon Shabanin

Klubi i futbollit Drita nga Gjilani konfirmon se ka vazhduar kontratën me Bujar Shabanin, ndër futbollistët më të mirë në Kosovë. “FC Drita blindon Bujar Shabanin. 

Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin.

Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. drejtori i përgjithshëm i klubit njëherit edhe drejtor sportiv z. Valon Zymberi”, bëhet e ditur nga Drita.

Klubi nga Gjilani kryeson renditjen me 6 pikë sa ka edhe Feronikeli dhe Gjilani në pozitën e dytë përkatësisht të tretë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat