Refuzimi i madh i Juventusit "dërgoi" Icardin te PSG!

Futboll

Refuzimi i madh i Juventusit "dërgoi" Icardin te PSG!

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:12
Icardi dhe Ronaldo

Sipas "Sky Sport", ka një prapaskenë të lidhur me transferimin e Mauro Icardit te PSG me huazim 5 mln euro dhe të drejtë blerje për 65 mln euro, me rrogën e paguar nga francezët, sigurisht, për 7,5 mln euro dhe bonuse.

Sipas "Sky", PSG, përpara se të merrte Icardin, bëri një tentativë të fundit për Paulo Dybala, por jo me para "cash", por me formulë huazimi. Juventusi ishte dakord edhe kështu, por vendosi kusht: 10 mln euro huazim dhe më pas të drejtë blerje që mund të kthehej në detyrim.

PSG nuk pranoi dhe, të dielën në mbrëmje, pas ndeshjes Cagliari-Inter, rinisën kontaktet me zikaltërit për Icardin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat