Kush e thotë se Xherdan Shaqiri nuk është Messi e as Ronaldo

Futboll

Kush e thotë se Xherdan Shaqiri nuk është Messi e as Ronaldo

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:37
Kush e thotë se Xherdan Shaqiri nuk është Messi e as Ronaldo

“Zvicra duhet ta zëvendësojë Shaqirin; ai nuk është Messi, Ronaldo apo Hazard”. Ja kush e thotë

Refuzimi i Xherdan Shaqirit për t’u vënë në dispozicion të kombëtares helvete për kualifikueset e shtatorit ka shkaktuar “tërmet” në Zvicër.

Konspiracione të shumta kanë plasur në mediat e këtij vendi. Dy ditë më parë, “Blick” fliste për një rivalitet mes Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për shiritin e kapitenit, me këtë të fundit që ndihet i pavlerësuar në hierarkinë e “Nati”.

Pra, “armiku” gjendej te shqiptarët. Në këtë debat të fortë, ku secili i hedh benzinë zjarrit, është përfshirë edhe ish-sulmuesi i njohur i kombëtares zvicerane, autor i 34 golave në 64 ndeshje të luajtura për të, Kubilay Türkyilmaz.

Ai e ka konsideruar “një shaka të keqe” refuzimin e 27-vjeçarit të Liverpool, duke thënë se Zvicra mund të bëjë edhe pa të, sepse “Shaqiri nuk është Messi, Ronaldo apo Hazard".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat