Emocionuese, sot diçka speciale për të ndjerën Florijana Ismaili

Futboll

Emocionuese, sot diçka speciale për të ndjerën Florijana Ismaili

Nga: K. G. Më: 3 shtator 2019 Në ora: 16:53
Emocionuese, sot diçka speciale për të ndjerën Florijana Ismaili

Shumë emocionuese! Ndeshje emocionuese për kombëtaren e Zvicrës, e cila do të luajë pa të ndjerën Florijana Ismaili sot ndaj Lituanisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Florijana humbi jetën tragjikisht me 29 qershor të këtij viti në liqenin e Comos në Itali!
“Duartrokitje të gjata në vend të një minutë heshtje për të ndjerën Ismaili.

Për herë të parë që nga vdekja e lojtares së kombëtares, Florijana Ismaili (24 vjeç), kombëtarja do ndeshet në një ndeshje ndërkombëtare. Ismaili do të nderohet para ndeshjes kualifikuese të së martës kundër Lituanisë.

Para se topi të fillojë të rrokulliset në Lipo-Park në Schaffhausen të martën (ora 19), një duartrokitje e gjatë për nder të Florijana Ismaili (24 vjeç), e cila vdiq tragjikisht në qershor”, shkruan mes të tjera Blick.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat