Deklaratë interesante e përzgjedhësit të Anglisë për Kosovën  

Futboll

Deklaratë interesante e përzgjedhësit të Anglisë për Kosovën  

Më: 3 shtator 2019 Në ora: 18:27
Deklaratë interesante e përzgjedhësit të Anglisë për Kosovën  

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, ka folur për ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet më 10 shtator, në orën 20.45, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. ai tha se është në dijeni për 14 ndeshje pa humbje të Kosovës.  

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm. Kosova është një shembull i mrekullueshëm, njerëzit nuk dinë shumë për ta, por ata janë të pamposhtur që moti.

Ata janë një shtet i ri dhe shumë krenar që kanë disa futbollistë tejet të mirë, natyrisht se duhet të kemi kujdes ndaj tyre dhe të luajë lojën tonë.

Kjo do të jetë një ndeshje testuese dhe mendoj se do t’i befasojë njerëzit. Pres nga Kosova dhe Republika e Çekisë të na nxisin në grup”, ka thënë Southgate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat