E pabesueshme: Tifozët e Interit përkrahin ata të Cagliarit për thirrjet raciste ndaj Lukakut

Futboll

E pabesueshme: Tifozët e Interit përkrahin ata të Cagliarit për thirrjet raciste ndaj Lukakut

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 08:18
Tifozët e Interit përkrahin ata të Cagliarit për thirrjet raciste ndaj Lukakut

Tifozët Curva Nord të Interit kanë pretenduar se abuzimi i sulmuesit Romelu Lukaku nga tifozët e Cagliarit nuk ishte racist, por “një formë respekti”.

Lukaku, i cili u bashkua me Interin në një marrëveshje rekord nga Manchester United muajin e kaluar, ishte objekt i thirrjeve raciste nga tifozët e Cagliari tndërsa shënoi në fitoren 2-1 të ‘Nerazzurrëve’, të dielën.

Belgu më vonë bëri thirrje për lojtarët që të “unifikohen” kundër diskriminimit, me tifozët e Cagliarit të akuzuar për thirrjet raciste për lojtarët e zinj edhe në të kaluarën, veçanërisht Sulley Muntari, Blaise Matuidi dhe Moise Kean.

Sidoqoftë, tifozët Curva Nord në ‘Giueseppe Meazza’ – një pjesë vokale e mbështetjes së Interit – i janë përgjigjur komenteve të Lukakut me një letër të hapur drejtuar nënshkrimit të ri të klubit të tyre.

Tifozët mbrojnë Cagliarin dhe pretenduan se racizmi nuk është një “problem i vërtetë” në Itali.

Letra, e postuar në faqen e grupit në Facebook, fillon: “Përshëndetje Romelu. Ne po ju shkruajmë për llogari të Curva Nord; po, djemtë që ju mirëpritën me ardhjen tuaj në Milano”.

“Me të vërtetë na vjen keq që keni menduar se ajo që ndodhi në Cagliari ishte raciste. Duhet të kuptoni se Italia nuk është si shumë vende të tjera të Evropës Veriore, ku racizmi është një problem i vërtetë”.

”Ne nuk jemi racistë, ashtu siç nuk janë edhe tifozët e Cagliarit”, shkruhet befasisht në letrën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat