Shok, gabove rëndë

Futboll

Shok, gabove rëndë

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:20
Shok, gabove rëndë

Një tifozë i Rangers është pezulluar nga ndeshjet në “Ibrox” përjetësisht pasi që e pyeti futbollistin e Celticut, Scott Brown, se si e ka motrën, pasi futbollisti kishte bërë të ditur se motra i kishte vdekur.

Gjatë orëve të fundit, në rrjetet sociale është shpërndarë një video kur shihet një tifoz i Rangers duke u tallur me kapitenin e Celticut për motrën e tij, e cila i vdiq, në vitin 2008, në moshën 21-vjeçare nga kanceri i lëkurës.

Mirëpo, pak para se ai të arrijë te autobusi, një person bërtiti “Si e ke motrën?”. Brown vetëm u kthye dhe e shikoi atë i tronditur. Policia dhe disa tifozë të tjerë të Rangers reaguan menjëherë ndaj atij tifozi.“Hej, mos fol ashtu, ec”, thotë një polic.

“Shok, gabove rëndë”, dëgjohet duke thënë një tifoz tjetër.

Sa i përket ndeshjes mes këtyre dy skuadrave, në kuadër të Premiershipit të Skocisë, Celticu e mposhti Rangers me rezultat 2:0, falë dy golave të shënuar nga Odsonne Edouard dhe Jonny Hayes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat