Emre Can pasi u la jashtë listës për në LK: Jam i shokuar

Futboll

Emre Can pasi u la jashtë listës për në LK: Jam i shokuar

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 12:55
Emre Can

Mesfushori i Juventusit, Emre Can ka mbetur i ‘tronditur dhe zemëruar’ pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve të Juventus nga menaxheri Maurizio Sarri.

Duke folur në kampin e stërvitjes në Gjermani përpara ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, Can tha: ”Javën e kaluar, klubi më premtoi diçka tjetër”.

”Dje trajneri [jo Sarri] më telefonoi dhe më tha brenda më pak se një minutë që nuk isha në skuadër. Jam i tronditur dhe i zemëruar”, potencoi ai.

Can, i cili u bashkua me Juventusin si transferim i lirë nga Liverpool në qershor të vitit 2018, u la jashtë bashkë me sulmuesin Mario Mandzukic.

Frustrimi i Can vjen pas një sezoni të parë jo të mirë në Serie A, në të cilin ai nuk ishte në gjendje të bënte pjesë rregullisht në formacionin startues, pavarësisht se bëri 37 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat