“Jam i impresionuar me Dembelen, sepse nuk u transferua në Paris”

Futboll

“Jam i impresionuar me Dembelen, sepse nuk u transferua në Paris”

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 13:23
Ousmane Dembele

Ish-mesfushori i Barcelonës, Emmanuel Petit, ka thënë se është i impresionuar me sulmuesin Ousmane Dembele, i cili refuzoi të transferohej në Paris.

Javën e kaluar francezi refuzoi të behët pjesë e marrëveshjes për ta rikthyer Neymarin në Barcelonë.

Agjenti i tij, Moussa Sissoko e ka bërë të qartë se klienti i tij nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshje.

Petit e ka mbrojtur Dembelen duke thënë se i ka treguar vendin brazilianit.

“E vlerësoj që dikush me në fund e ndaloj vendimin e Neymar. Neymar bëri presion te Barcelona për t’u larguar nga Parisi dhe jam i kënaqur që një djalosh qëndroi para tij dhe i tha: Do të qëndrosh në Paris dhe mjaft i shqetësove të gjithë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat