Ja çfarë thonë bashkëlojtarët për James

Futboll

Ja çfarë thonë bashkëlojtarët për James

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 14:23
Daniel James

Sulmuesi i Manchester United, Daniel James është lavdëruar nga dy bashkëlojtarët e Uellsit.

James u transferua këtë verë nga Swansea dhe ka shënuar tri gola në katër ndeshjet që ka luajtur në Premier Ligë.

Kjo gjë ka bërë që kombëtarja e tij ta dojë.

Mbrojtësi, Joe Rodon ka thënë për uellsianin se është në formë të mirë, gjithashtu është edhe djalë i mirë.

“Është një fëmijë brilant, shok i afërt dhe në një formë të mirë. United është një klub i madh dhe për të është një nder të luaj aty. Shpresoj që të vazhdojë të luaj mirë në nivelin e lartë. Ka talent të madh dhe është i shpejtë, jam rritur me të në akademi dhe asnjë mbrojtës nuk dëshiron të jetë në pozitë një kundër një”, deklaroi ai.

Fjalë të mira për ta ka edhe mesfushori, Tom Lawrence.

“Si një i ri duhet të punosh shumë dhe asnjëherë të mos dalësh nga vetja, pastaj të vijnë mundësitë. Dan ka një personalitet të mirë, andaj do të jetë mirë. Nuk pata dyshim se do të shkëlqej kur u transferua te United. Është një lider i mirë i cili do të mësoj shumë”, deklaroi Lawrence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat