Legjenda e Arsenalit, Robert Pires ka thënë se gjithmonë iu tregon lojtarëve të rinj në Arsenali rëndësinë e klubit.
Pires ishte pjesë e një formacioni të mahnitshëm gjatë kohës kur luante futboll, ndërsa tash është shërben si trajneri dhe këshillues në klub.
Francezi ka thënë se kjo gjë i rrit besim lojtarëve për të dhënë me të mirën.
“Si lojtar i Arsenalit është e rëndësishme ta dinë ku janë. Ky është klub i rëndësishëm. Fanella dhe historia kanë rëndësi. Biseda për këtë gjë iu ndihmon lojtarëve për të fituar besim. Për këtë arsye lojtarët e vjetër, unë ose Thierry Henry, na pëlqen të japim këshilla”, deklaroi ai.
Këtë sezon Arsenali është në vendin e pestë me shtatë pikë ku ka dy fitore, një humbje, dhe një barazim.