Suarez: Neymar ka biseduar me lojtarët e Barcelonës për problemet në Paris

Futboll

Suarez: Neymar ka biseduar me lojtarët e Barcelonës për problemet në Paris

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 15:20
Luis Suarez dhe Neymar

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka pranuar që lojtarët e Barcelonës kanë biseduar me Neymarin për ribashkimin e tij në “Camp Nou”.

Barcelona është munduar ta transferojë brazilianin gjatë tërë verës, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar.

Kjo ndodhi shkaku i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i cili refuzoi të konsideroj mundësinë për ta shitur nën 300 milionë euro.

Suarez tha se biseda me ne brazilianin e ka ndihmuar shumë.

“Kemi biseduar me Neymar kur ka dashur të largohet dhe të gjithë e dinë këtë. I kemi treguar se nuk do të jetë aq i mirë sa është në Barcelonë. Kishte vendosur për t’u larguar, mirëpo ka bërë gjithçka për t’u rikthyer. Biseda me ne e ka ndihmuar. Në bisedën tonë në Whatsapp, kemi folur për gjithçka. E dimë që ka kaluar kohë të vështirë”, deklaroi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat