Juventusi ende nuk ka hequr dorë nga mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic.
Sipas mediave italiane kroati është i gatshëm për të luajtur për “Zonjën e Vjetër” dhe klubi italian do ta provojë transferimin e tij në afatin e janarit.
Rakitiq ka shpresuar deri në momentin e fundit për të nënshkruar, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar, transmeton KosovaPress.
Sipas disa spekulimeve kampionët e Italisë dhe kroati kanë arritur marrëveshje, mirëpo Barcelona nuk është e kënaqur nga oferta.
Barcelona ka dashur mesfushorin Emre Can si shkëmbim, mirëpo Juventusi ka dëshiruar ta sakrifikoi Federico Bernardeschin.