Një delegacion prej 20 personave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vizitojnë Kosovën

Futboll

Një delegacion prej 20 personave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vizitojnë Kosovën

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:49
Një delegacion prej 20 personave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vizitojnë Kosovën

Një delegacion prej 20 personave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vizitojnë Kosovën, nga 5 deri më 13 shtator.

Delegacioni nga SHBA vjen, pasi më herët një grup prej 20 basketbollistëve nga Kosova kishin qenë në një kamp, në San Antonio të Teksasit. Ky kamp është mbajtur nga 10 deri më 20 qershor.   

Kjo është mundësuar falë bashkëpunimit Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ambasadës amerikane në Prishtinë. Basketbollistët nga Kosova ishin përzgjedhur në bazë të Programit të Lidershipit Rinor përmes Sportit (YLS).   

Delegacionin nga SHBA-ja do ta presin pikërisht ata që kanë qenë në San Antonio, derisa Federata e Basketbollit e Kosovës është e lumtur që do të mirëpresë basketbollistët dhe trajnerët nga Amerika.

Gjatë ditëve që do të qëndrojnë në Kosovë, basketbollistët nga SHBA-ja do të vizitojnë edhe disa qytete të Kosovës, duke u njohur më shumë me vendin tonë, si dhe do të mirëpriten nga Klubi Golden Eagle Ylli që u ka hapur dyert.

Kjo është një përvojë, si për basketbollistët kosovarë që kanë qenë në SHBA, duke fituar përvojë, por edhe duke mirëpritur delegacionin nga SHBA-ja, ku më herët kanë qenë mysafirë.

Kampi u ka ofruar basketbollistëve të rinj dhe trajnerëve të tyre mundësi për të zhvilluar aftësi në punën në grup, jetesë të shëndetshme dhe vetë-disiplinë në një mjedis multikulturor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat