Shkëndija U19 do të përballet me kampionin e Ukrainës - Bota Sot
Shkëndija U19 do të përballet me kampionin e Ukrainës

Futboll

Shkëndija U19 do të përballet me kampionin e Ukrainës

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:12
Shkëndija U19 do të përballet me kampionin e Ukrainës

Shkëndija U19 e Tetovës do të përballet me kampionin e Ukrainës, Dinamo Kiev në raundin e parë eliminator të UEFA Youth League.

Kuqezinjtë për herë të dytë në tre vitet e fundit do të përfaqësojnë vendin në UEFA Youth League. Bëhet fjalë për kompeticion model i UEFA Champions League, në të cilin garojnë skuadrat U19 të ekipeve kampion në kampionatet shtetërore për këtë gjeneratë lojtarësh.

Shpresat e Shkëndijës që fitojnë titullin kampionit tre herë resht në shortin të organizuar nga UEFA u tërhoqën të përballen me Dinamo Kievin e Ukrainës.

Sipas shortit, Shkëndija në ndeshjen e parë më 2 tetor do të luajë në cilësi të mysafirit, ndërsa takimi i kthimit është caktuar të luhet më 23 tetor, me shumë gjasa në Shkup.
Fituesi i duelit Dinamo Kiev-Shkëndija në raundin e dytë eliminator përballet me fituesin e takimeve Bohemians (IRL) – PAOK (GRE).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...