Suarez: I kemi treguar Neymarit para se të largohej! 

Futboll

Suarez: I kemi treguar Neymarit para se të largohej! 

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:31
Suarez: I kemi treguar Neymarit para se të largohej! 

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ka pranuar që lojtarët e Barcelonës kanë biseduar me Neymarin për ribashkimin e tij në “Camp Nou”. Barcelona është munduar ta transferojë brazilianin gjatë tërë verës, mirëpo një gjë e tillë ka dështuar. Kjo ndodhi shkaku i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi i cili refuzoi të konsideroj mundësinë për ta shitur nën 300 milionë euro. Suarez tha se biseda me ne brazilianin e ka ndihmuar shumë.

“Kemi biseduar me Neymar kur ka dashur të largohet dhe të gjithë e dinë këtë. I kemi treguar se nuk do të jetë aq i mirë sa është në Barcelonë. Kishte vendosur për t’u larguar, mirëpo ka bërë gjithçka për t’u rikthyer. Biseda me ne e ka ndihmuar. Në bisedën tonë në Whatsapp, kemi folur për gjithçka. E dimë që ka kaluar kohë të vështirë”, deklaroi Suarez. Nga ana tjetër, raportohet se çështja Neymar nuk ka mbaruar pasi duket se do të merr rrugëtimin drejt Barcelonës. Pas dy muajve të negociatave të dështuara, tashmë spekulohet për formulat me të cilat lojtari mund të arrinte gjatë verës së ardhshme te katalunasit. Në këtë kuptim, Mundo Deportivo raporton se braziliani mund të largohet nga parisienët për 170 milionë euro. Kjo shumë nuk korrespondon, siç raportohet, me klauzolën e largimit nga PSG, por me zbatimin e “nenit 17 të rregullave të FIFA-s për Statutin dhe transferimin e Lojtarëve, i cili që nga viti 2001 lejon një lojtar të përfundojë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme”.

Në këtë rast, çmimi i përfundimtar do të përcaktohej në radhë të parë nga avokatët e FIFA-s dhe Neymarit, ku ky fundit tashmë ka bërë konsultimet e duhura dhe pritet që të largohet për 170 milionë euro, siç shkruajnë gazetat në Kataloni.

Neymar është gjithashtu protagonist në gazetën Sport, ku ata publikojnë një studim, sipas të cilit 74 për qind e të anketuarve fajësojnë PSG-në se operacioni nuk është kryer, por edhe 72 për qind të tyre e quajnë të dështuar fushatën e Joseph Bartomeus për transferimin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat