“Të gjithë lojtarët me ngjyrë të largohen nga Serie A”

Futboll

“Të gjithë lojtarët me ngjyrë të largohen nga Serie A”

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 20:31
Ilustrim

Futbollistët me ngjyrë në Serie A vazhdojnë të jenë cak i tifozëve të futbollit në stadiume, në ofendime racore.   

I fundit që ka pësuar ka qenë sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, në fitoren 1:2 kundër Cagliarit.

Belgu ka qenë shënjestra e tifozëve vendas, gjatë gjithë ndeshjes.

Ish sulmuesi i disa skuadrave, Demba Ba, u ka bërë thirrje gjithë tifozëve me ngjyrë që të largohen nga Serie A, shkaku i qëndrimit të tifozëve atje.

“Kjo është arsyeja që vendosa që kurrë të mos luajë në Itali, edhe pse kam mundur për disa vjet”, ka shkruar në rrjetet sociale Demba Ba.

“Në këtë pikë, shpresoj që të gjithë lojtarët me ngjyrë të largohen nga Serie A”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat