Kovac ul uforinë: Ai nuk është ende 100% gati për Bayern

Futboll

Kovac ul uforinë: Ai nuk është ende 100% gati për Bayern

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 21:23
Kovac dhe Coutinho

Philippe Coutinho luajti 67 minuta në fitoren 6-1 që Bayern Mynih arriti ndaj Mainz në ndeshjen e fundit në kampionat. Në këtë ndeshje, sulmuesi brazilian ishte titullar, për herë të parë me fanellën e Bayern, që kur mbërriti në Gjermani një muaj më parë.

Trajneri Niko Kovac kërkon të ulë euforinë e tifozëve apo edhe të vetë lojtarit. “Ai e di shumë mirë që nuk është ende 100% gati. Ndaj, Coutinho do të vazhdojë të luajë 60 apo 70 minuta. Me këtë minutazh ai do të rifitojë gradualisht formën e duhur”, tha Kovac.

Duke folur për paraqitjen e brazilianit, trajneri Kovac tha: “Në përgjithësi jam i kënaqur, por e di që ka mundësi për më shumë. Pati momente të mira, dha 2-3 pasime të bukura në zonën kundërshtare dhe krijuam shanse shënimi me topat e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat