Reali ka gati planin

Futboll

Reali ka gati planin

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 10:58
Reali ka gati planin

Merkatoja e kësaj vere nuk ka shumë ditë që është mbyllur dhe duket se Reali ka pengje, të cilat ka nisur punën për t’i plotësuar verën e ardhshme.

Madrilenët kanë qenë tepër aktiv këtë merkato, por duket se blerjet e reja nuk e kanë “kuruar” imazhin e skuadrës së Zidanit dhe pse është herët për ta thënë.

Sipas asaj që raporton “Diario Gol”, Reali ka gati që tani 360 milionë euro me të cilat, do të siguroj Pogbanë dhe Mbapenë verën e ardhshme.

Të dy kampionëte e botës janë më të spikaturit momentalisht, në pozicionet e tyre dhe madrilenët kanë “traditë” me më të mirët.

Vera tjetër është shumë larg dhe në një sport kaq dinamik si futbolli, objektivat dhe situatat ndryshojnë shumë shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat