Ekipi nga Gjakova kundër një ekipit nënkampion të Serbisë - Bota Sot
Ekipi nga Gjakova kundër një ekipit nënkampion të Serbisë

Futboll

Ekipi nga Gjakova kundër një ekipit nënkampion të Serbisë

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 15:41
Ekipi nga Gjakova kundër një ekipit nënkampion të Serbisë

Të shtunën, me datë 7 Shtator 2019, në ora 18:30, në qytetin e Rozhajës në Mal të Zi, Liburni nga Gjakova zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese para ndeshjeve Europiane, por është ndeshja e parë kundër një ekipi nga Serbia.

"Të shtunën në Rozhajë, Liburni ka përballë KMF Novi Pazari, ekip nga ky qytet, prej të cilit edhe e mban emrin, i cili këtë vit ka përfunduar i dyti (nënkampion) në Superligën e Serbisë.

Ndeshja shihet të jetë premtuese, për shkak të lojës së bukur dhe të fortë të të dy ekipeve dhe përspektives tonë, po ashtu edhe të ekipit serb.

Ne nisemi për Mal të zi, me synim fitoren dhe ngritjen e imazhit të klubit tonë, i cili do ta përfaqësoj Republikën tonë në Minsk të Bjellorusisë në muajin tetor.

Në të njejtën kohë, shfrytëzojmë rastin të ftojmë në Palestër popullin shqiptar që jeton në Rozhajë dhe në qytetet tjera përreth në Mal të Zi dhe së bashku të dalim me fitore", thuhet nga FC Liburni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat