KF Vëllaznimi: Lojtarët janë te karikuar 

Futboll

KF Vëllaznimi: Lojtarët janë te karikuar 

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 16:21
KF Vëllaznimi: Lojtarët janë te karikuar 

Skuadra e futbollit Vëllaznimi nga Gjakova, del me një komunikatë për zhvillimet e fundit.
“Komunikatë e KF Vëllaznimi: 1.- Dashuria, dëshira dhe objektivi kryesor dhe i domosdoshëm për kryetarin e komunës Z. Ardian Gjini është që klubi të shkon drejtë privatizimit, duke marr parasysh rëndësinë e këtij klubi për qytetin e Gjakovës, rrethinën dhe për sportin në Kosovë. Kryetari ka për qëllim të ja dorëzoj klubin personave respektivisht kompanive të cilët do të mundohen të punojnë për suksesin, jetëgjatësinë dhe vlerat e këtij klubi historik qe ka jap aq shumë sportistë për Shqiptarinë.

2. Kërkesa e Kryetarit të Komunës, karshi Agimi Canës, që para 18 muajve, në një moment të vështirësive të mëdha, me borxhe te mëdha, ka has në gatishmërinë e Agim Canës që të jep gjithë kontributin, për ta shoqëruar Klubin deri ne momentin kyç të shndërrimit në Shoqëri Aksionare. Kryetari Cana ka gjet një Klub pa shkollë të futbollit, ndërsa ia ka dal të organizoi shkollën e futbollit me njerëz kompetent, të pasionuar dhe profesionist, shkollë kjo që do të siguroi të ardhme shumë më të mirë dhe më të sigurt për Klubin.

Duke parë që në verën e 2019-tës, akoma asnjë profil i besueshëm dhe stabil nuk është gjetur për privatizimin e Klubit, Agim Cana është angazhuar për të mbledhur një skuadër, kryesisht me të rinj Gjakovar dhe me në krye një trajner shumë të aftë dhe te respektuar për të marr pjesë në garat e këtij kampionati. Njëkohësisht, drejtpërdrejtë e ka informuar Komunën për tërheqje nga posti i Presidentit të KF Vëllaznimi.

Klubi aktualisht nuk ka siguruar akoma buxhetin për mbijetesën e Klubit, edhe pse ai është reduktuar në maksimum, por angazhimi dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje deri sa të privatizohet Klubi nuk po mungojnë dhe nuk do të mungojnë!!! Lojtarët janë te karikuar dhe duhet të jenë të vetëdijshëm rreth momentit dhe sezonit në tranzicion që po kalon Klubi”, thuhet në komunikatën e Vëllaznimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat