Frika nga Enis Bardhi

Futboll

Frika nga Enis Bardhi

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:00
Frika nga Enis Bardhi

Edhe pak orë kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes Izrael-Maqedonia e Veriut, e vlefshme për eliminatorët e Euro 2020.

Për ta ndjekur ndeshjen në fjalë ka udhëtur edhe gazetari sportiv i portalit “Sportmedia.mk”, Igor Ivanovski. Ky i fundit ka pyetur kolegun e tij nga Izraeli, Asi Maman se cili lojtar i Maqedonisë së Veriut i pëlqen më së shumti.
Dhe, përgjigja e tij ka qenë si rrufeja.

“Enis Bardhi! Ai është futbollist magjik. Për mua ai është më i miri në formacionin tuaj. Të gjithë e njohim pandevin dhe për te nuk duhet haxhuar fjalë. Megjithatë, Bardhi është Bardhi. Nga ai frikësohem sonte, sidomos nëse i jepet mundësia të gjuaj nga gjuajtja e lirë. Keni përbërje të mirë. Nuk jeni si më herët kur lehtë dhe bindshëm ju fitonim”, komenton gazetari izraelit Asi Maman.

Ndeshja fillon në orën 20:45 në stadiumin “Toto Tarner” në Ber Sheva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat