Shqiptari prezantohet te skuadra spanjolle

Futboll

Shqiptari prezantohet te skuadra spanjolle

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 17:26
Shqiptari prezantohet te skuadra spanjolle

Klubi i Malagës, ka prezantuar ditën e sotme tre afrime të fundit të merkatos, ku ndër ta ishte edhe Armando Sadiku, i ardhur prej Levantes.

Sadiku do të mbajë fanellën me numrin 9, ndërsa bashkë me elbasanasin, u prezantuan edhe Mohamed Benkemasa si dhe Lorenco Gonzalez.

Të tre futbollistët pasi pozuan me fanellat e klubit, dolën edhe në një konferencë për shtyp. Sulmuesi shqiptar, foli edhe fjalët e para si futbollist i Malagës. “Pashë një skuadër të bashkuar në dhomat e zhveshjeve. Trajneri ka qenë shumë motivues që nga dita e parë. Kisha 2-3 oferta, por prita deri në minutën e fundit për të firmosur këtu.

Edhe unë pata një situatë të tensionuar. Bare? Fola me të para se të vija këtu, dhe më tha se ekipi është mjaft i mirë, edhe pse disa lojtarë janë larguar. Ai më tha se ekipit i mungonte një sulmues si unë, dhe kjo më motivoi. Më foli për qytetin dhe tifozët, dhe tani mua më mbetet të shënoj golat” – deklaroi Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat