Dikur punonte si kamerier sot luan kundër Kosovës

Futboll

Dikur punonte si kamerier sot luan kundër Kosovës

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:14
Dikur punonte si kamerier sot luan kundër Kosovës

Futbolli çdo ditë na dhuron histori frymëzuese, por kjo e lojtarit anglez, Tyrone Mings, është vërtetë frymëzuese.

Lojtari 26 vjeçar, së fundi ka marrë një telefonatë nga trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, për t’iu bashkuar ekipit kombëtar për dy ndeshjet e shtatorit.

Fëmijëria e mbrojtësit të Aston Villas nuk ka qenë aspak e lehtë, duke jetuar në një varfëri të madhe me familjen e tij.

Shumë menduan se ai nuk kishte talent për futboll, duke mos iu dhënë rasti te Southampton, Cardiff, Portsmouth dhe Bristol City.

Ai më pas vazhdoi të luante në nivelet e ulëta, ndërsa për të ndihmuar familjen, punonte edhe si kamerier.

Mundësinë e madhe Mings ia dha skuadra e Ipswich në vitin 2012, për të vazhduar pastaj te Bournemouth, dhe sot te Aston Villa në Premierligë.

Falë paraqitjeve të mira, lojtari ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Anglisë, dhe ai mund të jetë në fushë kundër Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat