Klubi bardhezi synon tre futbollistë të Manchester Unitedit

Futboll

Klubi bardhezi synon tre futbollistë të Manchester Unitedit

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:26
Klubi bardhezi synon tre futbollistë të Manchester Unitedit

Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitin e fundit me Rabiot dhe Ramsey, Juventus është gjithmonë i vëmendshëm sa i përket futbollistëve me parametra zero.

Gazeta britanike “The Mirror”, raporton se klubi bardhezi është duke punuar në këtë strategji edhe për verën e ardhshëm, teksa nën vëmendje janë tri futbollistë të Manchester United.

Bëhet fjalë për David De Gea, i cili ishte shumë pranë rinovimit të kontratës, por deri më tani nuk ka firmosur asgjë. Dy emrat e tjerë që po ndiqen me interes janë Eric Baily dhe Nemanja Matic, transmeton KJ.

Të tre mbyllin kontratën me “Djajtë e Kuq” verën e ardhshme dhe mund të nisin bisedimet me klube të tjera duke filluar nga muaji janar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat