Italia regjistron fitoren e pestë, gjunjëzon edhe Armeninë 

Futboll

Italia regjistron fitoren e pestë, gjunjëzon edhe Armeninë 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:52
Italia regjistron fitoren e pestë, gjunjëzon edhe Armeninë 

Kombëtarja e Italisë kthehet me tri pikë të mëdha nga stadiumi “Republican Stadium” në Jerevan, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 Armeninë, në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit J të kualifikueseve për Kampionatin Evropian në futboll. 

Armenët të parët kaluan në epërsi me golin e Alexander Karapetian në minutën e 11-të, por ky futbollist në fund të pjesës së parë ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve, për çka ishte një epërsi numerike për italianët.

Në minutën e 28-të, Andrea Belotti me një goditje të fortë nga afërsia barazon shifrat 1:1.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, Lorenzo Pellegrini shënoi gol të bukur për 1:2 në minutën e 77-të dhe pas tre minutave (80’) Belotti nga rreth 14 metra me goditje përtokë e në këndin e majtë thelloi fitoren e italianëve në 1:3. Italia regjistron fitoren e pestë rresht në grup.

Italia kryeson grupin me 15 pikë, ndërsa armenët janë në vend të tretë me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat