Xhaka, Ajeti dhe Mehmedi me Zvicrën importojnë pikë të madhe në Irlandë

Futboll

Xhaka, Ajeti dhe Mehmedi me Zvicrën importojnë pikë të madhe në Irlandë

Nga: K.G Më: 5 shtator 2019 Në ora: 22:42
Foto

Kombëtarja e Zvicrës barazoi me rezultat 1:1 në Dublin kundër Republikës së Irlandës, në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll.

Në minutën e 76-të Fabian Schar ka realizuar për epërsinë 0:1. Në minutën e 85-të McGoldrick barazon rezultatin 1:1. Kapiteni Granit Xhaka tregoi lojë shumë të mirë dhe ia dolën që të kthehen me një pikë te madhe kur kihet parasysh se patën mungesë yllin Xherdan Shaqiri.

Xhaka luajti titullar dhe Albian Ajeti nga minuta e 86-të dhe Admir Mehmedi u aktivizua në fund të sfidës. Irlanda kryeson me 11 pikë dhe Zvicra është në pozitën e tretë me 5 pikë por ka dy ndeshje me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat