Mediumi zviceran me notë as të madhe as të vogël për Granit Xhakën

Futboll

Mediumi zviceran me notë as të madhe as të vogël për Granit Xhakën

Nga: Kemajl Goca Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:22
Mediumi zviceran me notë as të madhe as të vogël për Granit Xhakën

Zvicra importoi një pikë të madhe nga Dublini, duke barazuar me rezultat 1:1 me Republikën e Irlandës, në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. Pesë minuta e ndanë nga fitorja kombëtaren zvicerane, megjithatë edhe një pikë është shumë e madhe për ta, kur dihet se janë në vend të tretë me 5 pikë dhe me dy ndeshje me pak se lideri, Irlanda (11 pikë).

Kapiteni Granit Xhaka vlerësohet me notë mesatare (3). Mediumi zviceran me notë as të madhe as të vogël për Granit Xhakën.

Nota më e ultë është 1 dhe më e larta 6. Prestigjiozja zvicerane “Blick” i vlerëson me nota lojtarët: Yann Sommer 4, Nico Elvedi 4, Fabian Schar 5, Manuel Akanji 3, Kevin Mbabu 4, Denis Zakaria 4, Granit Xhaka 3, Remo Freuler 3, Ricardo Rodriguez 4, Breel Embolo 4, Haris Seferoviq 3.

Sipas “Blick” lojtar i ndeshjes është Schar, autor i golit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat