Lajm i hidhur, ndërron jetë Dugi - pikëllon Gjilanin dhe Kosovën

Futboll

Lajm i hidhur, ndërron jetë Dugi - pikëllon Gjilanin dhe Kosovën

Nga: K. G. Më: 6 shtator 2019 Në ora: 11:42
Lajm i hidhur, ndërron jetë Dugi - pikëllon Gjilanin dhe Kosovën

Në faqen e klubit të futbollit Drita – Intelektualët bëhet e ditur se ka ndërruar jetë njëri nga tifozët më të flaktë të klubit përkatësisht tifozët “Intelektualët”. Ikja e tij ka pikëlluar jo vetëm Gjilanin por në përgjithësi sportdashësit e më gjerë në Kosovë. 

“Mbrëmë ka ndërruar jetë, njëri nga më të vjetrit e familjes tonë BardheKaltër, ‘Dugi’.Dugi, ishte një tifoz që shquhej për pasionin dhe dashurinë e tij ndaj klubit si dhe përkushtimin e madh që kishte për tifogrupin gjithmonë dhe në çdo kohë.

Një tifoz, që gjithherë do mbahet mend e do mirret shembull për mënyrën se si dashuronte dhe anonte për Dritën e madhe në çdo sport dhe çdo vend.Dugi do të na mungoj shum në tribinë, në shtëpinë tonë ku jemi mësuar ta shohim gjithmonë, por kujtimi për të do jetë i paharruar!

Varrimi i të ndjerit, bëhet nesër në kohën e drekës, ndërsa ne mblidhemi nga ora 12:00 në Champions Bar, për të marshuar në mënyrë të organizuar dhe për të qenë prezent në varrimin e tij.
Dheu qoftë i lehtë për ty Dugi”, bëhet e ditur nga FC Drita – Intelektualët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat