Babë e bir, pak kush nuk i njeh nga bota e futbollit në Kosovë. Qerim e Vigan Shaqiri, që punojnë me përkushtim me futbollin femëror përkatësisht në klubin Vizioni, po ashtu edhe me kategoritë të reja! Që të dytë trajner, Qerimi babai dhe Vigani i biri! Vigani ka një mesazh emocionues për Qerimin!
“Bab, t’i shkrove histori në çarshinë e Ferizajt, krijove futbollin femëror, që çarshia tashmë që quhet (sheher) e ka pas ëndërr me i pa femrat t’u luajt futboll, ti prure kupë kampioni, që nga themelimi i futbollit ferizajas 1923, kurrë pa ju përulur askujt.
Dhurove 76 litra gjak për nevojtaret!
Kemi 200 nxënës që u japim disiplinë dhe hapat e parë në futboll, thjesht jam krenar që të kam babë. Jo rastësisht je figura ma e ndritur, e ndershme e çarshisë (shehrit)! Legends!”, shkruan Vigani.