Shkupjanët fitojnë bindshëm

Futboll

Shkupjanët fitojnë bindshëm

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 12:51
Shkupjanët fitojnë bindshëm

Skuadra e Shkupit ka fituar miqësoren me KF Besën me rezultat 5:1 të zhvilluart në stadiumin e Çairit. Golat për ekipin bardhekaltër i realizuan  kapiteni Muharem Bajrami, Besart Krivanjeva, Fati Ismaili, Darboe Dembo dhe Hamz Ramani.

Pas një pauze të gjatë për shkak lëndimit në këtë ndeshje u rikthye në fushë portieri Igor Aleksovski, ndërsa pas 2 muajsh luajti edhe Besar Iseni.

Ndeshjen e radhës miqësore e luan të shtunën (07.09.2019) ndaj skuadrës Al Bataeh, në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat