Pak fjalë por shumë domethënëse. “ Kam shumë respekt për atë çfarë ke arritur në karrierën tënde futbollistike, por ajo që bëre ishte e turpshme”.
Aleksandre Karapetyan, futbollisti i përfaqësues armene ka akuzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë kapitenin e Italisë Leonardo Bonucci me një postim në një nga story-it e publikuar në profilin e tij në Instagram ku ka etiketuar edhe vetë Bonuccin. Autori i golit të vetëm të Armenisë në sfidën ndaj përfaqësueses së kaltër, akuzon Bonuccin për kartonin e dytë të verdhë që mori në fundin e pjesës së parë që solli edhe përjashtimin e tij nga loja me të kuq.
Sipas Karapetyan, Bonucci bëri sikur mori një goditje me brryl por gjithçka ishte vetëm një simulim. Largimi me të kuq i Karapetyan penalizoi shumë Armeninë që pësoi dy gola të tjerë në pjesën e dytë dhe u mposht me shifrat 1-3 nga skuadra e Mancinit.