Polemizues

Futboll

Polemizues

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 15:48
Polemizues

Nga grumbullimi me kombëtaren uellsiane, Gareth Bale lëshon mesazhe të tjera thumbuese në drejtim të Realit të Madridit.

“Nuk mund të them që jam i lumtur por e rëndësishme është që po luaj. Jam një profesionist dhe bëj gjithçka që është e mundur.

Më ka befasuar qëndrimi i klubit në lidhje me të ardhmen time, megjithatë unë përqëndruar për të bërë mirë gjatë grumbullimit pa e ditur se ku do të shkoja. Sezoni i kaluar? Ka qenë i vështirë për skuadrën por edhe për mua.

Më kanë fajësuar më shumë se të tjerët, nuk i kam kushtuar shumë vëmendje kësaj gjëje por nuk besoj se ka qenë e drejtë”, deklaroi Gareth Bale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat