Man City refuzoi Coutinhon?

Futboll

Man City refuzoi Coutinhon?

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 16:46
Philippe Coutinho

Manchester City duket se ka refuzuar mundësinë që të nënshkruajë me Philippe Coutinho.

Ylli brazilian i futbollit, Philippe Coutinho, është larguar gjatë kësaj vere nga Barcelona, për t’iu bashkuar skuadrës së Bayern Munich, në formë huazimi.

Bayern nuk ka qenë skuadra e vetme që ka qenë në planet e lojtarit, madje ajo ishte e fundit. Para kampionëve të Bundesligës, duket se ka qenë Manchester City skuadër e preferuar për mesfushorin me tipare sulmuese.

‘Marca’ shkruan se Coutinho i është ofruar skuadrës së Man City gjatë kësaj vere.

Trajneri Pep Guardiola duket se nuk ka pasur një vend për Coutinhon në planet e tij për edicionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat